Art dhe Kulturë

Trishtim! Vdes Silvia Conti

Trishtim! Vdes Silvia Conti

61 vjeçe, aktorja që shumë shqiptar e kanë ende model të gruas luftarake e që u përball me mafian, Patricia Millardet, që luante rolin me emrin Silvia Conti është ndarë nga jeta dje pasdite në një spital të San Camillo. Ajo ka pësuar atak në zemër.

Trishtim! Vdes Silvia Conti

Lindur në 1957-n në Mont-de-Marsan, në Francë, u zhvendos në Itali, nga fundi i viteve 1980. Aktorja me origjinë franceze u bë e njohur për publikun pasi interpretoi gjykatësen e guximshme të pakorruptueshme, Silvia Conti, në serialin "Oktapodi", mes vitit 1989 dhe 2001.

Trishtim! Vdes Silvia Conti

Me karakterin ikonë që luajti, atë të Silvia Conti, tha se e bashkonte diçka: “Ndjenja për drejtësi, sigurisht. Vetëm se jeta nuk është një trillim, unë nuk jam gjykatëse. Dhe për kauzat e humbura nuk më mbetet gjë tjetër veçse të qaj”.

Trishtim! Vdes Silvia Conti

Në karrierën e saj ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive. Një nga rolet e tij të parë ishte në filmin "Il tempo delle mele 2" në 1982. Ajo bëri debutimin e parë në kinemanë italiane në 1987-n, me filmin "Assicurazione sulla morte".

Trishtim! Vdes Silvia Conti

Popullaritetin më të madh e arriti me serialin "La Piovra" në Rai. Midis 2001 dhe 2003 ajo ishte ndër protagonistët e thrillit të Canale 5, 'Il bello delle donne ", ku luante personazhin e Angelina Brusa.

Trishtim! Vdes Silvia Conti

Ajo u quajt nga shumë një talent, por që nuk pati suksesin që e meritonte. Në 2002-n u përhapën thashethemet se kishte tentuar vetëvrasje, gjë që ajo e mohoi. Trishtim! Vdes Silvia ContiTrishtim! Vdes Silvia ContiTrishtim! Vdes Silvia ContiTrishtim! Vdes Silvia ContiTrishtim! Vdes Silvia ContiTrishtim! Vdes Silvia Conti