Art dhe Kulturë

U largua nga Shqipëria duke mbajtur në dorë objektin më të çmuar, por të vjedhur! Historia e pazakontë e Redi Hasës

U largua nga Shqipëria duke mbajtur në dorë objektin më

U largua nga Shqipëria duke mbajtur në krah objektin më të çmuar: një violinçel të vjedhur. Historia e Redi Hasës mund të përkufizohet me parabolën e “Violinçelit të vjedhur”, një togfjalësh që mund të jetë titulli i një filmi apo romani. Prandaj ai ka vendosur ta quajë “The stolen cello” albumin e tij të parë si solist që publikohet më 4 shtator, të përbërë nga baza muzikore të këtij violençilisti shqiptar aspak të zakontë, që përfaqëson një shembull të arrirë dhe origjinal të eksploruesit të kufijve mes muzikës klasike dhe asaj të lehtë.

“The stolen cello është autoportreti im”, shpjegon duke folur nga Leçe për gazetën “La Repubblica”, ku jeton prej 22 vitesh. “Disku rrëfen dritat dhe tingujt e vendit tim, peizazhet e tij, shtëpinë ku kalova fëmijërinë. Albumi është një ditar intim dhe i thellë, i krijuar për t’u rikthyer në mënyrë ideale në tokën time dhe në kujtimet e mia: në rrugët e mia, te miqtë e mi, në ndeshjet e futbollit që i bënim me top të sajuar... Duke mos pasur para të blinim një top llastiku, sajonim një masë të madhe me çorapet tona, të ngjitura me njëra-tjetrën”.

U largua nga Shqipëria duke mbajtur në dorë objektin më

Por në disk ka edhe më shumë: “Paraqitet jeta ime në Leçe, kërkimet e mia mbi Tarantën dhe dashurinë për Bahun, mësuesin shpirtëror të çdo violençelisti”. I lindur në Tiranë në vitin 1977, ka realizuar një punë të admirueshme pa ndihmën e askujt: është ai që luan në disa violinçelë, të regjistruar dhe të ndërthurura në një album me efekt polifonik.

Kujt ia vodhët violinçelin?

Redi Hasa: Kur studioja në liceun e Tiranës, Shqipëria ra në luftë civile, gjë që shkaktoi dhunë dhe mjerim. Ishte ajër i rëndë, të gjithë kishim frikë të dilnim dhe unë nuk shkova më në shkollë. Studioja në shtëpi me violinçelin që ma dha hua liceu. Vëllai im, që në atë kohë ishte në Itali, më nxiti që të shkoja tek ai. U nisa duke marrë instrumentin me vete, pra duke ia vjedhur liceut. Pas ca kohe do ta kisha kthyer dhe pastaj do ta kisha blerë përsëri! Rozzo, prodhim rumun, mbetet për mua një emblemë e lirisë dhe shpresës. Në Shqipëri nuk kisha as mbajtësen dhe babai im qepi një qese për ta mbrojtur. Tani unë kam një tjetër violinçel të mrekullueshëm të shekullit XVIII, që më kushtoi sa një apartament. Por atë të vjedhurin nuk e braktis: është pjesë e imja

A ishte e vështirë ta lije Shqipërinë?

Shumë. Prindërit e mi sakrifikuan gjithë kursimet e tyre për të më siguruar një vizë dhe praktika e ndjekur ishte shumë e vështirë. Zbrita në Bari dhe në vitin 1998 u pranova në Konservatorin e Leçes, ku përfundova studimet. Pastaj karriera ime mori rrugën e saj. Tani jetojmë me familjen en Puglia dhe njeriu i parë që dëgjon kompozimet e mia të reja është mamaja ime, një violiniste e shkëlqyer. Jam rritur në një familje muzikale: babai im ishte balerin në Operan e Tiranës, vëllai im është pianist.

U largua nga Shqipëria duke mbajtur në dorë objektin më

Çfarë kërkoni në muzikë?

Një tingull personal të fituar falë violinçelit, që në timbër i afrohet në mënyrë entuziaste dhe prekëse zërit njerëzor. Më pëlqen të eksperimentoj zhanre të ndryshme, nga elektronika te roku, nga xhazi te meloditë ballkanike, duke i ikur limiteve të klasikes, që gjithsesi mbetet një pikë e fortë referimi. Është bukur të vendosësh një lidhje mes Bahut dhe muzikës arkaike dhe polifonike shqiptare, të lundrosh në repertorët e dy brigjeve të Adriatikut dhe të ndërtosh ura midis Ballkanit dhe Italisë së jugut.

Ju punoni shumë me muzikanë të tjerë. Cilat janë disa nga bashkëpunimet më të rëndësishme?

Ka qenë shumë ushqyer raporti me traditën e Salentos dhe Tarantës, që i kanë pasuruar eksperiencat e mia intensive me artistë dhe grupe si Kocani Orkestar, Boban Markovic, Ambrogio Sparagna, Bobby McFerrin, Paolo Fresu, Goran Bregovic, Giovanni Sollima... Në vitin 2017 mora pjesë në diskun Carry Fire të Robert Plant nga Led Zeppelin dhe prej vitit 2012 luaj me Ludovico Einaudi duke krijuar albume dhe duke zhvilluar ture. Me projektin “Seven Days Walking” me Einaudin kemi qenë në sallat më të mira të botës dhe vetëm emergjenca shëndetësore e ndërpreu udhëtimin tonë në planet. Por do t’ia nisim prapë!