Art dhe Kulturë

Vdes në moshën 82-vjeçare aktori i famshëm i Hollywood James Caan

Vdes në moshën 82-vjeçare aktori i famshëm i Hollywood

Aktori i famshëm i Hollywood James Caan ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familjarët në një postim në Twitter nga llogaria zyrtare e aktorit:

Vdes në moshën 82-vjeçare aktori i famshëm i Hollywood

“Me pikëllim të madh ju informojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut. Familja vlerëson shprehjen e dashurisë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Vdes në moshën 82-vjeçare aktori i famshëm i Hollywood

Një titan në industrinë e filmit, karriera e filmit dhe televizionit të Caan-it shtrihet më shumë se 60 vjet, me disa nga rolet e tij më të shquara që janë në The Godfather, ku aktori luajti rolin e djalit më të madh të Vito Corleone, Sonny, por dhe rolet në Misery dhe Elf.

Vdes në moshën 82-vjeçare aktori i famshëm i Hollywood

Role të tjerë të shquar gjatë karrierës së tij përfshijnë filma si Kënga e Brian, Cinderella Liberty, Kumarxhiu, etj..

Caan ishte gjithashtu i njohur për serialet televizive, më së shumti për rolin e Ed Deline në serialin dramatik Las Vegas, i cili u shfaq për pesë sezone në NBC nga 2003 deri në 2008.

Midis vlerësimeve të shumta të Caan janë katër nominime për Golden Globe, së bashku me nominimet nga Academy Awards dhe Emmy Awards. Ai u nderua gjithashtu me një yll në Hollywood Walk of Fame në 1978.

Caan u martua katër herë duke lënë pas djemtë Scott, James, Jacob dhe Alexander, si dhe vajzën Tara.