Veliaj e nis me metaforën që i tha Robert Ndrenika sot në nisjen e ndërtimit të Teatrit të Ri

Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, në një lidhje live nga kantieri bashkë me artistët kanë inauguruar nisjen e punimeve.
Veliaj e nisi fjalën e tij me metaforën e Robert Ndrenikës.
“Sot në 21 dhjetor jemi gati të hapim themelet e teatrit të ri. Jo më kot sot, në natën më të gjatë të vitit, duke filluar nga nesër dita i merr natës. Një metaforë kaq e bukur që ma shtiu në mendje miku ynë Robert Ndrenika. Përfundon një natë e një teatri që për tre vite, edhe përpara prishjes së tij, nuk kishte asnjë aktivitet. Teatri do të jenë në vendin e vet, pa i dhënë asnjë centimetër as shtetit, as privatit. Kemi rënë dakord që teatri të ndërtohet me para publike”, tha Veliaj.
Artistët e pranishëm:
Luiza Xhuvani
Arben Dërhemi
Indrit Çobani
Altin Basha, drejtori i ri i Teatrit Kombëtar
Tinka Kurti
Artan Imami
Gaz Paja
Vendosja simbolike e gurit të parë të themelit: