Art dhe Kulturë

Zbulohen letrat erotike që James Joyce i dërgonte bashkëshortes

Zbulohen letrat erotike që James Joyce i dërgonte bashkëshortes

"Një epsh i padurueshëm më kap në lidhje me ty", i shkruante poeti dhe novelisti irlandez James Joyce gruas së tij Nora Barnacle, në 1 dhjetor 1909. Joyce ia kishte dërguar Norës letrën gjatë kohës që ai ndodhej në Dublin, gjatë një periudhe që ishte i detyruar të qëndronte larg bashkëshortes, duke lënë gruan me fëmijët në Trieste të Italisë. Nostalgjia dhe largësia ishin motivi i atyre fjalëve erotike.

Letra vijonte më tej me fjalët: "Ti je shërbëtorja ime e vogël", "Ti, një prostitutë me sytë e çuditshëm". Ajo u vu në ankand në 2004-ën dhe u shit për më shumë së 240 mijë stërlina. Në fakt mësohet se ajo nuk ishte letra e parë që Joyce i dërgonte gruas së tij, por ishin pjesë e një 'serie letrash të pista', ku Joyce dhe Nora i rrëfenin njëri-tjetrit fantazitë e tyre seksuale.

Disa ekspertë që studionin stilin e shkrimtarit i kanë përcaktuar këto shkrime "padyshim pornografike dhe të pahijshme, por të dobishme për të kuptuar metodën krijuese të poetit". Një javë pasi i dërgoi këtë letër vijon tjetra me fjalët: "E gjitha çfarë kam shkruar është frut i një çmendurie kafshërore. Pika e fundit e spermës ka rrjedhur brenda teje dhe kjo çmenduri po fillon të qetësohet dhe dashuria ime e sinqertë për ty, dashuria e poezive të mia, dashuria e syve të mi për sytë e tu të veçantë vjen të godasi në zemrën time si një erë aromatike. 'Anëtari' (këtu Joyce përdor një term shumë eksplicit) është akoma i ngrohtë, i ngurtë, duke u dridhur për shtytjen e fundit brutale që të ka shkaktuar ty. Tashmë dëgjohet një himn i butë që del nga zemra ime, duke kënduar adhurimin e brishtë dhe të mëshirshëm për ty. Nora! E dashura ime besnike, nxënësja ime e vogël mashtruese me sytë e butë, ji k** dhe dashnorja ime, derisa të duash".

Ndërsa përsa i përket letrave që Nora i ka dërguar autorit duket se kanë humbur, por nga letrat që ky i dërgonte më pas kuptohet që ajo ishte në ankth për të ditur nëse letrat e saj ishin më të pahijshme se të tijat dhe autori ia kthen duke thënë se janë pak 'më të pista' se letrat e tij. Stili i këtyre letrave shpjegon disa elementë të prodhimit të tij letrar, për shembull tek vepra më e famshme e autorit "Uliksi" gjenden disa elemente erotikë.

*Marrë nga HuffingtonpostItalia