Art dhe Kulturë

Zgjidhet dokumentari fitues i ‘Dardan Fest’

Zgjidhet dokumentari fitues i ‘Dardan Fest’

“Simfonia 57” e regjisores Iva Garoka fituar çmimin e parë të edicionit të parë të “Dardan Fest”.

Filmi dokumentar u krijua në ditëlindjen e 57-të të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, u vlerësua po aq për realizimin sa për shijen e zgjedhur të muzikës klasike e historikut të Orkestrës që Garo e rrëfeu ndër vite përmes arkivës.

Zgjidhet dokumentari fitues i ‘Dardan Fest’

Nata e fundit e festivalit, u mbyll me dokumentarin e Andi Deckës, kushtuar Lorik Canës.

Një cmim tjetër i këtij festivali ishte “Best Feature Fiction” që shkoi për Bullgarinë, me filmin 'Omnipresent'.

Franca fitoi çmimin “Best Short” me filmin “I'm not telling you anything, just saying”.

Ndërsa “Best Documentary” shkoi për “Our Lady of Shkodra”, nga Fabian Kati.

Zgjidhet dokumentari fitues i ‘Dardan Fest’
Gent Prizreni

Përshëndeti me fjalën e tij, presidenti i Dardan Studio, njëherësh krijuesi i këtij festivali, Gent Prizreni, duke uruar jetëgjatësi dhe përmirësim të vazhdushëm në edicionet e tjerë!

Sipas producentes dhe bashkëthemelueses së Festivalit, Raelva Shabanaj, ajo çka synohej, u arrit, informimi rreth urbanizimit si pjesë e zhvillimit të paevitueshem të qyteteve në mbarë botën, ishte i rëndësishëm të përcillej në këtë edicion që do të pasohet nga të tjerë. “Edukimi nëpërmjet kinematografisë është irëndësishëm sepse urbanizim nuk do të thotë betonim dhe mbytje e hapësirave të gjelbra, përkundrazi, ka shumë anë positive dhe këto do të duken vit pas viti, edhe në krijimet e tjera që do të marrin pjesë”- tha Shabanaj.

Tematika e filmave pjesëmarrës

Drejtori i Festivalit, Agim Poçari shpjegoi tendencën e filmave pjesëmarrrëse nga vende të ndryshme të botës, ku temat sociale dhe teknologjia të mbizotërojnë subjektet kryesore sidomos në vendet si Irani, Franca, Bullgaria, Amerika dhe Kanadaja. Ndërsa Spanja dhe Maqedonia kane një mëshim në stil jetese dhe problematikë urbane. Ndërsa nga Shqipëria një nga tendencat për dokumentarin prekte bashkëjetesën fetare, një specifike kjo e vendit tonë dhe tolerancës shqiptarë, një vlerë që po promovohet, me të drejtë.

Zgjidhet dokumentari fitues i ‘Dardan Fest’
Agim Poçari

Juria e DardanFest2020 përbëhej nga Ana Rebichia, presidentja e jurisë, ekzekutive filmash dhe dizajnere produksionesh, si edhe arkitekte e licencuar.

John Grossman, producent me bazë në Nju Jork, i njohur për bashkëpunimet e tij në filma si “Hidden Assassin” apo “A Snake Gives Birth To A Snake”.

Një tjetër anëtar i jurisë është kineasti shqiptar Spartak Papadhimitri, karriera e të cilit si drejtor fotografie shtrihet në katër dekada.

Sihana Nebiu vjen nga fusha e të Drejtave të Njeriut, ndërsa Nevin Bilali është një arkitekte e njohur dhe urbaniste, e përfshirë në një sërë programesh të lidhura me peizazhin në ndryshim të jetës urbane të Tiranës.