Art dhe Kulturë

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe...”! Sot mund të shikoni nga afër letrën e rrallë e Nënë Terezës në shqip

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe...”! Sot mund të shikoni

Tre dorëshkrime të Nënë Terezës, bashkë me një letër të shkruar prej saj, që vjen për herë të parë në origjinal për sytë e publikut, mund ta shikoni sot nga afër në COD.

Letra që ekspozohet për herë të parë në origjinal daton më tetor 1989 dhe përmban pasazhe shqip. Ajo ka qenë në fondin e papërpunuar të Ramiz Alisë dhe u evidencua gjatë procesit të përpunimit vetëm pak ditë më herët.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni” shkruante Nënë Tereza në letrat e saj.

“Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”. “Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer”. “Të duash të të duan, kjo është jeta”. Këta janë fjalën në gjuhën shqipe, me të cilat Tereza do t’i drejtohej 31 vite më parë, në 29 tetorin e 1989-s, Presidentit të kohës, Ramiz Alia.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe...”! Sot mund të shikoni

Ekspozita “Nënë Tereza, Shenjtorja Shqiptare” do të qëndrojë e hapur në COD sot, datë 5 shtator 2020 nga ora 09:00 deri në orën 21:00.

Hyrja në ekspozitë është e lirë, duke respektuar rregullat mbi masat kufizuese.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe...”! Sot mund të shikoni

Në vijim ekspozita do të projektohet në fasadën e jashtme të ndërtesës së Kryeministrisë në datat 5, 6 dhe 7 shtator 2020, nga ora 20:00 deri në mesnatë.