Art dhe Kulturë

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe për shkrimtarë e përkthyes të tjerë

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe

Në mbyllje të edicionin e 25 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti.

Çmimi si autori më i mirë shqiptar iu dha shkrimtarit Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave”, me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”.

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe

Shkrimtarja Natasha Poroçani u vlerësua për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”.

Përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux.

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe

Autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami, për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”.

Çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi çmimin shkrimtarit Zija Çela u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë mbështetëse e Panairit të Librit. “Ndihem mirë që Bashkia ishte sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Mezi pres që vitin tjetër ta çojmë akoma më tej”, theksoi Veliaj.

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe

Juria përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Çipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Zija Çela, autori më i mirë shqiptar i vitit, çmime edhe