Aktualitet

Artan Hoxha: Kam një video ku një kryebashkiak konsumon lëndë narkotike

Artan Hoxha: Kam një video ku një kryebashkiak konsumon

Gazetari Artan Hoxha pohoi se disponon videon e një kryebashkiaku që sipas tij është duke konsumuar lëndë narkotike. Hoxha u shpreh në emisionin “Opinion” se, video është realizuar në një ambient publik, por nuk pranoi që të përmendte emër.

“Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, tha gazetari Artan Hoxha./ Tiranapost.al