Politikë

As Basha vetë nuk ka një ide kur mund të bëhen zgjedhjet e parakohshme

As Basha vetë nuk ka një ide kur mund të bëhen zgjedhjet e

Lideri demokrat, Lulzim Basha, mendon se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza janë zgjedhjet, por një afat se kur nuk e ka as ai në parashikimet e tij. I pyetur nga gazetarët pas takimit me të rinjtë në Vlorë, se “kur i parashikoni zgjedhjet e parakohshme”, Basha tha:

“Detyra ime nuk është të parashikojë, por të bëjë gjithçka bashkë ç’është e mundur, me të gjithë ju, qytetarët e gjithë Shqipërisë, që ta sjellim sa më shpejt momentin e një ndryshimi pozitiv se kështu, siç e shikoni vetë, nuk shtyhet më”.

Javët e fundit kërkesa e kryedemokratit Basha është zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë./ Tiranapost.al