Showbiz

As për Arminën jeta nuk shkon fjollë, ajo tregon se vuan herë pas here nga ankthi

As për Arminën jeta nuk shkon fjollë, ajo tregon se vuan

Kanë qenë të shumta vajzat që tregojnë për ankthin dhe çrregullimet e tij. Lori Hoxha, Flaka Krelani kanë folur gjithmonë hapur, por këtë herë edhe Armina s’ka bërë përjashtim. Një pyetjeje në Instagram nëse vuan nga ankthi ajo i është përgjigjur sinqerisht, pa e fshehur se i ndodh edhe asaj megjithë jetën që duket se shkëlqen.

[caption id="attachment_433406" align="aligncenter" width="444"] Postimi i Arminës në Story[/caption]

“Unë mendoj se të gjithë vuajmë në momente të caktuara. Është normale të ndihesh i pasigurt në jetë, sepse asgjë nuk është e garantuar. Pas momenteve të ankthit unë vuaj nga dhimbjet e stomakut, por kjo nuk është e përhershme. Përpiqem t``u marrë gjërave anën e mirë dhe bëj shumë joga”, shkruan Armina mbi foton duke medituar./Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/mos-i-beso-instagramit-lori-hoxha-flet-per-ankthin-por-fotot-tregojne-te-kunderten/