Aktualitet

Asfiksia nga zjarri në shtëpi i merr jetën dy vjeçarit në Sanxhak

Asfiksia nga zjarri në shtëpi i merr jetën dy vjeçarit

Një fëmijë dy vjeç humbi jetën nga asfiksia dhe djegiet e shumta, pas një zjarri që ra në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi para pak minutash në Sanxhak të Kurbinit.  Nga informacionet paraprake mësohet se shkak i rënies së zjarit ka qenë një sobë me dru brenda shtëpisë. Forcat zjarrfikëse kanë shkruar tek vendi i ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë.

"Sot, në banesën e shtetasit H.Ç, banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar", informon policia. / Tiranapost.al.