Modë

Askush nuk e kishte vënë re fustanin Zara që Kate Middleton veshi në dasmën e të motrës

Që Kate Middleton di të ketë stil edhe kur vesh rroba të lira ose kur riciklon veshje, e kemi ditur prej kohësh. Por deri tani askush nuk e kishte vënë re veshjen e saj në dasmën e Pippa Middleton në maj.

kat

Dukesha kishte zgjedhur një fustan Alexander McQueen, rozë antike me mëngë me kapak. Ishte elegante dhe e kemi parë të gjithë. Por një blogere, të cilës nuk i shpëton asgjë nga Kate (në Twitter @katesclosetau), na ka treguar se ky nuk ishte fustani i vetëm i dukeshës. Që nga Kensington Palace deri në St Mark's Church në Englefield Kate kishte veshur një fustan floreal identik me atë që është nxjerrë në shitje nga Zara në verë 2016.

kkat

Nuk është hera e parë që dukesha vishet me markën spanjolle. Ja një rast në vitin 2011.

Vetëm se fustanin e saj me lule nuk e gjeni dot eshe nëse do donit ta blinit për 39,90 euro. Është i vitit të kaluar dhe nuk e gjen më. Kate e ka peshkuar që me herë të parë.