Aktualitet

Autorizimet për importin dhe eksportin e ilaçeve do të lëshohen përmes Online

Autorizimet për importin dhe eksportin e ilaçeve do të

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila po përfundon rehabilitimin e plotë.

“Janë më shumë se 3 mijë autorizime zhdoganimi apo leje importi për barnat që kryhen manualisht, të cilat do të kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania”, tha Manastirliu.

Për barnat të cilat ndodhen në regjistër, të pajisura me autorizim tregëtimi, por edhe për barnat e paautrizuara, lëndët aktive dhe ndihmëse si dhe autorizimet e eksportit subjektet farmaceutike do të pajisjen me autorizim importi/eksporti dhe autorizim zhdoganimi nëpërmjet sistemit online, duke shmangur qëndrimin për disa orë në Agjenci, për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejshme. Për vitin 2019 janë kryer mbi 3000 autorizime importi, autorizime zhdoganimi dhe autorizime eksporti, ccka do të thotë se këto procedura tashmë do të ndiqen vetëm online.

Brenda këtij viti, subjektet nuk do të kenë më detyrimin të paraqesin dokumentet shoqërues për shërbimet e mësipërme pranë AKBPM-së, por nëpërmjet portalit unik e-Albania do të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm online.

Manastirliu tha se në përfundim të punimeve që po kryhen në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, do të ndërtohen edhe dy laboratorë të rinj, që do të rrisin më shumë sigurinë për kontrollin e cilësisë së barnave.

“Ky investim i rëndësishëm që është drejt përfundimit do të garantojë sigurinë e barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të çertifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Rehabilitimi i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vlerë 121.4 milionë lekë./ Tiranapost.al.