Aktualitet

Balluku: 500 objekte të dëmtuara nga tërmeti, por do riparohen nga buxheti i shtetit

Balluku: 500 objekte të dëmtuara nga tërmeti, por do riparohen

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka njoftuar se nga tërmeti i dy ditëve më parë janë dëmtuar 500 objekte.

Në një takim të zhvilluar më inxhinierë dhe eskpertë të institutit të ndërtimit, Balluku tha se për 500 objektet e dëmtuara do të ngrihet një grup vlerësimi, ku 73 inxhiniera do të dalin në terren dhe do të masin shkallën e dëmtimit, dhe më pas grupet e punës do të bëjnë rregullimin e këtyre ndërtesave, me shpenzimet e shtetit shqiptar.

Ministrja shtoi se janë bërë verifikimet në disa zona në Tiranë, Astir dhe Kombinat nga ku ka rezultuar se nuk kishte dëmtime të konstruksionit. Rasti i shtëpisë tek Astiri, nuk ishte serioze kishte vetëm çarje të suvasë, ndërsa 6 pallate në Kombinat rezultojnë me dëmtime të lehta".

Ajo tha se: “Akti i verifikimit u jep sigurinë njerëzve për të hyrë në banesa, pastaj do të kalojmë në aktin e vlerësimit, pasi shteti do marrë përsipër gjithçka. Përveç ndihmës është e rëndësishme edhe fjala e ngrohtë".

Balluku shtoi ndërkohë se:

“Të gjitha akset janë të aksesueshme, edhe ato të zonave të goditura nga tërmeti. Të gjitha sistemet energjetike, janë të gjithë funksionale. Ujësjellësat janë funksionalë, po ashtu portet dhe aeroportet, kryejnë operimet në normalitet”. Kryeminsitri, Edi Rama aktualisht ndodhet në një vizitë të rëndësishmë në New York, për të përfaqësuar shtetin shqiptar në takimin e O.K.B.-së, dhe gjatë kësaj kohe zv.kryeminsitri, Erion Braçe do të dalë në terren për të parë më nga afër situatën"./Tiranapost.al

https://www.facebook.com/267225880099293/videos/2358625574390554/