Ekonomia

Bankat, më pak kredi për VIP-at

Bankat, më pak kredi për VIP-at

Një raport i Bankës së Shqipërisë zbuloi se bankat kanë shtrënguar kushte për dhënien e kredive për bizneset e mëdha.

Vrojtimi i BSH ka zbuluar se besimi i bankave tregtare te aftësia paguese e kompanive të mëdha është pakësuar. Kjo rënie e besimit ka vështirësuar procesin e miratimit të huave për të dy llojet e kërkesave të ardhura: si për investime ashtu edhe për çështje likuiditeti.

Por e kundërta ka ndodhur me zinxhirin tjetër, atë të bizneseve të vogla dhe të mesme. Edhe pse kushtet për miratimin e kredisë u përmirësuan me ritme të lehta për periudhën e parë të vitit, këto lloj sipërmarrjesh ulën ndjeshëm kërkesën për të marrë kredi, sidomos në kahun e investimeve./Referuar Klan/Tiranapost/A.C