SPORT

Barella shpëton Interin nga humbja

Barella shpëton Interin nga humbja

Interi nuk e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve, duke barazuar në shtëpi me Slavia Pragën 1-1.

Interi e nisi më mirë ndeshjen, duke pasur disa raste, fillimisht me Stefan de Vrij në minutën e 12-të, por gjuajtja e tij shjoi mbi portë.

Pas tij provuan edhe Lautaro Martinez (16’) dhe Danilo D’Ambrosio (24’), por as këta nuk e gjetën portën. 20 minutat e pjesës së parë shkuan pastaj në qetësi duke mos pasur raste.

Pjesa e dytë nuk ka nisur mirë për Interin. Ka qenë sulmuesi nigerian Peter Olayinka, që më parë ka luajtur te Skënderbeu i Korçës që ka arritur ta gjejë rrjetën.

Zhvillohej minuta e 64-të kur sulmuesi pas dy tentimeve arriti ta mposht portierin Samir Handanovic.

Interi nuk u dorëzua dhe filloi sulmet  drejt portës së çekëve, por duke lënë zbrastësi prapa dhe duke rrezikuar edhe golin e dytë. Italianët golin e barazimet e gjetën në kohën shtesë.

Ishte Nicolo Barella që me një goditje brenda zonës e barazoi rezultatin (1-1). Interi në fund e kishte edhe një rast me Lukakun, por që portieri mbro.

Interi dhe Slavia kanë nga një pikë pas xhiros së parë. /XH.K