Aktualitet

Basha: Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, unë do e rris rrogën në 300 euro

Basha: Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, unë do e rris

‘Deklaroj përpara kësaj asambleje vendimin e PD-së për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të qeverisjes, pagën minimale në nivelin e 300 eurove si masë e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, dhe deri në 400 euro në katër vitet e para të qeverisjes. Pa treg të lirë s’mund të ketë punësim as mirëqenie. Vetëm në muajt e fundit mediat kanë raportuar 26 raste për vdekje nga aksidentet në punë. Autoritetet i kanë marrë vesh nga lajmet në media. Përgjegjësit nuk dalin para ligjit, masat e parandalimit janë zero’.

Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD-së në fjalimin që mbajti para Sindikatës së Pavarur Shqiptare. Basha akuzoi qeverinë Rama për largimin e shqiptarëve nga jashtë, foli për nivelin e punësimit, sipas tij në rënie dhe varfërinë që ka mbërthyer shqiptarët. Por Basha premton se sapo të vijë në qeveri, në gjashtë muajt e parë do rrisë rrogën deri në 300 euro, ndërsa në katër vite qeverisje deri në 400 euro.

Ndër të tjera ai tha: Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Mundësia për të mbështetur familjet dhe kryefamiljarët po bëhet e pamundur, po ikin familje, edhe të rinjtë po ikin, 70% e kanë konsideratë parësore të largohen nga vendi, vendi ka mbetur në marshin indietro. Shkak i gjithë kësaj ka korrupsionin. / Tiranapost.al. E.B

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/931533967211158/