Aktualitet

Basha kërkon ndjesë: E rritëm taksën kur ishim në pushtet, por qeveria tani e ka dyfishuar

Basha kërkon ndjesë: E rritëm taksën kur ishim në

Premton se do të ulë taksat për të lehtësuar bizneset dhe qytetarët, si dhe nxjerrjen nga skema e TVSH për bizneset e vogla.  Por në një moment gjatë fjalës së tij në takimin me bizneset në Durrës,  ka pranuar se ka bërë gabim kur PD ishte në pushtet, kur taksa e pronës u rrit me 10%.

Basha tha se gabimin e nisi PD, por sipas tij PS e dyfishoi. 'Por është koha për të kërkuar ndjesë', tha kreu i PD-së.

Më poshtë keni një pjesë nga deklarata e Basha:

Me rritjen e taksës, gabim që e çuam ne. E çuam taksën e pronës me 8%, por këta e kanë dyfishuar. Ne e nisëm por është koha edhe për të kërkuar një ndjesë.  Taksa e transferimit të pronës do bëhet 3 %. Do hiqet taksa 'Rama' tek nafta. Si fillim do jetë 240 lekë më lirë. Kemi burime, resurse. Inspektoriatet e kontrollit të biznesit do të shkrihen dhe pastaj do rishikohen bazuar në kriteret europiane që bizneset të mos përjetojnë terror./ Tiranapost.al. E.B