Aktualitet

Bashkimi Europian do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Bashkimi Europian do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të vëzhgohen nga Bashkimi Europian. VOA shkruan se, shefja në largim e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka caktuar anëtaren e Parlamentit Europian, Viola von Cramon-Taubadel, si shefe të Misionit Vëzhgues.

“Kosova mbetet përparësi politike për BE-në dhe vendosja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur proceset demokratike atje. Këto zgjedhje zhvillohen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, e cila duhet të lëvizë vendosmërisht përpara në rrugën europiane, në reforma dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkruhet në njoftimin e Mogherini-t.

Në 6 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, datë e vendosur nga Presidenti Hashim Thaçi, pasi në 19 korrik kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, lidhur me krimet e luftës në Kosovë./ Tiranapost.al