SPORT

Bayern gjen pasuesin e "Robbery", Perisic kryen vizitat mjekësore

Bayern gjen pasuesin e "Robbery", Perisic kryen vizitat mjekësore

Pritjes po i vjen fundi. Ivan Perisic do të jetë një lojtar i Bayern Munich.

Kroati ka udhëtuar drejt Gjermanisë mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjes i është nënshkruar vizitave mjekësore përpara se të hedh të zezën mbi të bardhë në kontratën me bavarezët.

Pas testeve, Perisic premtoi se do të bëj gjithçka për kampionët e vendit.

"Kam kaluar vizitat mjekësore. Do të bëj çmos!"-tha 30 vjeçari për "Bild"

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Wolfsburg do të kalojë në formulën e huazimit në "Allianz Arena" nga Interi. Për huazimin e tij, Bayern do derdh 5 milionë euro në arkat e zikaltërve, me mundësi shlyrjen e 20 milionë euro të tjera në verën e ardhshme.

Anësori pritet të plotësojë vendin e lënë bosh nga Franck Ribery dhe Arjen Robben, që i kanë dhënë lamtumirë Bayern në fund të sezonit të fundit. /XH.K