SPORT

Bernardo Silva transferohet tek Man.City

Që Bernardo Silva do të vazhdonte karrierën e tij në Manchester kjo ishte e sigurtë, por që do të veshë fanellën e Manchester City kjo ishte një surprizë në këtë merkato.

Fantazisti i Monakos ka udhëtuar drejt Anglisë për të bërë testet mjekësore dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij me skuadrën e Pep Guardiolës.

Ky transferim i ka kushtuar Man.City rreth 65 milionë paund dhe duke u bërë kështu lëvizja më e bujshme e kësaj merkatoje vere.