Aktualitet

Biba: Do informoj Presidentin për rastin e Kavajës

Kreu i KQZ-së, Denar Biba deklaroi se do të informojë zyrtarisht Presidentin e Republikës lidhur me anulimin e zgjedhjeve lokale në Kavajë.

“Megjithëse duket gati në kufijtë e groteskut kjo që po ndodh ne duhet të bëjmë formalizimin e kësaj situate për ta sjellë brenda të gjitha kapaciteteve tona brenda shinave të ligjit", Deklaroi Biba.

Biba paralajmëroi se Komisioni do të duhet të mbajë dhe një qëndrim ligjor sa i takon procesit zgjedhor të Kavajës. Ai e përcaktoi situatën si aspak normale dhe për këtë arsye dhe KQZ do mbajë qëndrimin e saj.

Posti i kryetarit të Bashkisë Kavajë mbeti vakant pasi kryebashkiaku i mëparshëm Elvis Roshi u shkarkua nga qeveria për shkak se u kap nga ligji i dekriminalizimit. Kandidati aktual i socialistëve Klodian Shehi është aktualisht nënkryetar i Bashkisë Kavajë.