Aktualitet

Bill Gates parashikoi Koronavirusin? '33 milionë njerëz mund të vdesin 6 muajt e parë siç ndodhi me gripin spanjoll'

Bill Gates parashikoi Koronavirusin? '33 milionë njerëz mund

Me shpërthimin e koronavirusit që ka shkaktuar 81 viktima deri më tani në Kinë, dhe me raste të të infektuarish në disa vende të botës, teoritë konspirative po qarkullojnë kudo në rrjetet sociale.

Por ajo që mediat ndërkombëtare sjellin në vëmendje është një parashikim i miliarderit Bill Gates i cili vjet tha se mund të shpërthejë një pandemi nga një super-virus në Kinë që mund të vrasë 33 milionë njerëz në gjithë botën, në gjashtë muajt e parë pas shpërthimit.

 Bill Gates warned a conference hosted by the Massachusetts Medical Society that a pandemic was likely soon

Manjati i Microsoft paralajmëroi se bota ishte në rrezik nga super-patogjenët që përhapen shpejt në planetin tonë dhe se bota duhet të përgatitet për këtë, ashtu siç bëheshin përgatitjet për luftë.

Bill Gates po fliste në një konferencë të organizuar në Masaçusets ku tha se ishte optimist që teknologjia po ecte përpara, por shtoi se në një fushë dhe një vend i botës nuk po bën përparim të të luftuar e për tu përgatitur në atë që ai e quajti pandemi.

“në rastin e kërcënimeve biologjike, ndjenja e urgjencës mungon. Bota duhet të përgatitet për pandemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitej për luftë”. 

Gjatë konferencës, ai zbuloi një studim gjithëpërfshirës për sëmundjet, ku  tregonte edhe se sa shpejt mund të përhapej një sëmundje e re.

Përmes një videoje ai shpjegonte se si një shpërthim i mundshëm në Kinë mund të përhapej me shpejtësi në të gjithë planetin, duke sjellë vdekjen e 33 milionë njerëzve në gjithë botën.

 A pandemic was simulated that showed how quick a disease could spread

Dhe tani pas një viti, koronavirusi shpërtheu në qytetin kinez të Wuhanit, që duhet pranuar që është vdekjeprurës siç kanë treguar rastet.  Vietnami, Singapori, Arabia Saudite dhe Hong Kongu kanë konfirmuar rastet gjithashtu SHBA, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Tajlanda.

Por Organizata Botërore e Shëndetit refuzoi mbrëmë të shpallte emergjencën globale të shëndetit publik, duke thënë se ishte "shumë herët".

Sidoqoftë, zyrtarët pranuan ishin të ndarë 50 me 50. Katër qytete të mëdha kineze janë në izolim me 20 milion njerëz në karantinë, pasi virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu.  Zyrtarët kanë kufizuar udhëtimet në epiqendrën e viruseve

Në Wuhan, e cila është shtëpia e 11 milion banorëve, si dhe në zonat Huanggang, Ezhou dhe Lichuan. Studimet thonë se koronavirusi iu transmetua njerëzve nga gjarpërinjtë që shiteshin në tregun e ushqimeve të detit në Wuhan. Ekspertët kanë paralajmëruar se mund të rezultojë po aq vdekjeprurëse sa gripi spanjoll që mori 50 milionë jetë. / Tiranapost.al.