Lajme nga Bota

Boris Johnson merr goditjen e dytë: Anglia jo zgjedhje të parakoshme në Tetor

Boris Johnson merr goditjen e dytë: Anglia jo zgjedhje të parakoshme

Kryeministri Britanik Boris Johnson merr goditjen e dytë. Deputetët kanë kundërshtuar sërish me votë thirrjet e tij për zgjedhje të parakohshme. Mediat britanike shkruajnë se vetëm 293 deputetë votuan pro mocionit të kryeministrit për zgjedhje të parakoshme, numër që nuk mjafton për të kaluar e për të çuar vendin në zgjedhje.

Më herët, deputetët e opozitës konfirmuan se nuk mbështesin idenë e Boris për zgjedhje në Tetor, duke këmbëngulur se më parë duhet të vihet në zbatim ligji që bllokon Brexit pa marrëveshje me BE-në. Paralamenti është pezulluar tashmë dhe do të rikthehet në funksion me 14 tetor.

Kryeministri Johnson është paralajmëruar se mund të ballafaqohet me drejtësinë për projektligjin ku parashtrohet dalja e Anglisë pa asnjë lloj marrëveshje.

Sipas ligjit aktual, Anglia largohet nga BE me 31 tetor, pavarësisht nëse ka dakordësi për marrëveshjen e largimit me Brukselin ose jo.

Por projektligji i ri, që mori edhe pëlqimin e mbretëreshës është ndryshe, e detyron kryeministrin të kërkojë shtyrje të Brexit deri në 31 janar 2020 e të bëjë ndryshime nga marrëveshja aktuale, por edhe në rastin kur deputetët miratojnë daljen pa marrëveshje deri në 19 tetor, që nuk ka gjasa të ndodhë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/boris-johnson-humbet-shumicen-ne-parlamentin-britanik/