BOTA

Terrorizëm ndaj sushit, japonezët të tmerruar nga disa video në restorante

Terrorizëm ndaj sushit, japonezët të tmerruar nga disa video

Një seri videosh që nisën pas shakasë së një fëmije në një nga restorantet që shërbejnë sushi në Japoni kanë ngritur alarmin në këtë vend, duke shkaktuar edhe mjaft reagime në internet.

Japonia njihet si një ndër vendet më të pastra, por ajo është goditur së fundmi pikërisht në një prej specialiteteve të ushqimit që ka pushtuar botën mbarë, siç është sushi.


Ka mjaftuar kjo video me një fëmijë që prek e lëpin gjithçka gjen në restorant dhe i vendos sërish në vende ku mund të përdoren nga klientë të tjerë për që video të ngjashme të kthehen në trend.

E quajtur deri edhe terrorizëm ndaj sushit, videot po kthehen në shqetësim serioz edhe për autoritetet të cilat kanë detyruar restorantet të vendosin rregulla të reja të ngrënies për klientët dhe kërcënojnë me veprime ligjore.

Në Twitter, përdoruesit japonezë e përshkruan sabotimin si “të pështirë” dhe shprehin frikën për të ngrënë në restorantet e sushit. Shumë kritikuan gjithashtu shkelësit, të cilët janë kryesisht fëmijë.