Sulm terrorist në një sinagogë në Jerusalem, 8 të vdekur e 10 të pagosur

E Premte 27 Janar 2023, 21:07
TiranaPost
Të paktën tetë persona u vranë nga të shtënat në një sinagogë në Jerusalemin Lindor.
Agjencia izraelite Magen David Adom tha se dhjetë persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Atentatori hapi zjarr ndaj njerëzve që po dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma.
Shërbimet e shpëtimit të emergjencës të Izraelit thanë se sulmuesi u neutralizua në vendngjarje dhe se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Sulmi vjen një ditë pas ditës më vdekjeprurëse për palestinezët në Bregun Perëndimor në më shumë se një vit, kur forcat izraelite vranë nëntë palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.