BOTA

Aktori i famshëm Ben Stiller viziton Ukrainën, takohet me Presidentin Zelensky

Aktori i famshëm Ben Stiller viziton Ukrainën, takohet me Presidentin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me aktorin hollivudian dhe ambasadorin e vullnetit të mirë të UNHCR-së, Ben Stiller në Kiev.

“Ukrainasit ndjejnë mbështetjen e gjithë botës, shumë njerëzve të famshëm. Dhe vizita e Ben Stiller-it e konfirmon edhe një herë këtë. Udhëtimi juaj në Irpin dhe Makariv, takimet me njerëzit tanë thonë shumë. Ne vlerësojmë që jeni këtu në këtë moment të vështirë për ne”, shprehet Zelensky i cili ka publikuar dhe videon e takimit.

Aktori i famshëm Ben Stiller viziton Ukrainën, takohet me Presidentin

Stiller mbërriti në Ukrainë më 19 qershor. Ai vizitoi qytetin perëndimor të Ukrainës Lviv dhe vendbanimet e rajonit të Kievit që më parë ishin pushtuar nga forcat ruse.

Një ditë më parë Stiller mbërriti në Rzeszoë në Poloninë jugore ku takoi familje refugjatësh që ishin të detyruar të largoheshin nga lufta në Ukrainë.

Aktori i famshëm Ben Stiller viziton Ukrainën, takohet me Presidentin

“Miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ku mbi 90 për qind janë gra dhe fëmijë. Unë jam këtu për të mësuar, për të ndarë histori që ilustrojnë ndikimin njerëzor të luftës dhe për të përforcuar thirrjet për solidaritet. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë siguri, kushdo qoftë, kudo qoftë”, ka thënë Stiller.

Nga të famshmit që e kanë vizituar më herët Ukrainën është edhe aktorja Angelina Jolie.