BOTA

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju Jork

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju

Aman është hoteli më i shtrenjtë sot në Nju Jork. Por nëse po pyesni për çmimet, mund të mësoni po të lexoni këtë përshkrim.

Para së gjithash, hoteli me 83 suita, i cili u hap zyrtarisht më 2 gusht, ndonëse nuk kishte përfunduar as gjysma e punimeve, ishte ngjarja më e shumëpritur në Nju Jork në dekadën e fundit.

Në fund të fundit, “Aman” është një markë, resortet e e së cilës kushtojnë më shumë se 2000 dollarë për natë në çdo destinacion. Aq i madh është besimi në aftësinë e Aman-it për të ngritur standardet tashmë të larta të luksit të Nju Jorkut, sa vendasit ngritën në 100,000 dollarë tarifën për t'u bërë anëtarë themelues të Klubit të parë në botë, Aman, që para hapjes. (Kostoja e regjistrimit është dyfishuar që atëherë, duke mos përfshirë 15,000 dollarë për detyrimet vjetore.)

Pastaj janë tarifat e natës.

Nëse dukej sikur Ritz-Carlton NoMad i ri, me dizajnin e tij maksimalist dhe restorantet José Andrés, po arrinte rekordin e 1,400 dollarëve për natë për një dhomë të nivelit fillestar, Aman po e tejkalon.

Suitat kryesore, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të inventarit dhe kanë një sipërfaqe prej 815 metrash katrorë, janë ndër të vetmet që aktualisht mund të rezervohen deri në fund të vitit. Megjithëse hoteli thotë zyrtarisht se çmimet për ato dhoma do të fillojnë nga 3,200 dollarë për natë, ato aktualisht shkojnë në 4,200 dollarë për natë për shumicën e netëve të javës dhe deri në 5,500 dollarë për natë në fundjavë deri në fund të 2022.

Për të parë çfarë ofron brenda hoteli luksoz shfletoni galerinë e fotove:

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju

Ky është hoteli më i ri dhe më i shtrenjtë në Nju