BOTA

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara, gjithçka la pas uragani Ian

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara,

Uragani katastrofik i ktheu qytetet në liqene dhe la një gjurmë shkatërrimi që sfidon imagjinatën.

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara,

Çatia e një njësie të kujdesit intensiv në Port Charlotte u copëtua duke përmbytur repartin e spitalit.

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara,

Në Fort Myers, një stuhi prej 10 metrash i hodhi makinat dhe i la ato të shkatërruara në rrugë.

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara,

Këto janë vetëm disa nga dëmet e para të raportuara nga bregu perëndimor i goditur i Floridës, ndërkohë që flitet edhe për viktima, por shifrat janë ende të pakonfirmuara.

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara,

“Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës. Numrat janë ende të paqartë, por ne po dëgjojmë raporte të hershme për atë që mund të jetë humbje e konsiderueshme e jetës,” tha Biden gjatë një vizite në selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave për një konferencë mbi reagimin ndaj uraganit.

Video/Çati të shkulura dhe makina të shkatërruara,

“Ne po vazhdojmë të shohim reshje vdekjeprurëse, stuhi katastrofike, rrugë dhe shtëpi të përmbytura”, shtoi Biden. “Ne po shohim miliona njerëz pa energji dhe mijëra të ngujuar nëpër shkolla dhe qendra komunitare.”

Presidenti Biden miratoi një paketë ndihme për zonat e prekura nga uragani Ian në shtetin e Floridës, i cili tani është ulur në një stuhi tropikale.