BOTA

BE përgatit paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

BE përgatit paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe të rrisin dërgesat e armëve në Kiev.

27 ministrat e Jashtëm të bllokut ndodhen në Neë York për mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara për të diskutuar joformalisht se si t’i përgjigjen zhvillimeve të fundit.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se njoftimi i presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm, i cili përfshinte lëvizje për të aneksuar pjesë të territorit ukraina, dhe një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, tregoi panik dhe dëshpërim.

“Është e qartë se Putin po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën”, u ka thënë Borrell gazetarëve pasi ministrat u takuan për të vendosur se si të përgjigjen.

BE përgatit paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Pasi u informuan nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ministrat ranë dakord të ngarkojnë ekipet e tyre për të përgatitur një paketë të tetë sanksionesh që do të synonte sektorë më të rëndësishëm të ekonomisë ruse dhe do të vazhdonte të synonte njerëzit përgjegjës për luftën e agresionit në Ukrainë.

Ministrat e BE-së do të mbajnë takimin e tyre të ardhshëm zyrtar në mes të tetorit, kur një paketë sanksionesh mund të zyrtarizohet.

Ministrat ranë dakord gjithashtu të rrisin furnizimet me armë në Ukrainë.

Sipas gazetës Politico, plani i sanksioneve përfshin kufizimin e çmimit të naftës ruse dhe ndalimin e importit të mallrave luksoze ruse.