BOTA

Biden mirëpret urdhër-arrestin e Gjykatës së Hagës ndaj Putin

Biden mirëpret urdhër-arrestin e Gjykatës së Hagës ndaj

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mirëpritur lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër Presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjykata e Hagës akuzoi Presidentin Putin për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, çka për Presidenti Biden, lideri rus e kishte bërë “qartë”.

“Ai ka kryer qartazi krime lufte,” u tha Biden gazetarëve.

Pretendimet e Hagës fokusohen në deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi që nga pushtimi i Moskës në 2022.

Megjithatë, shumë pak gjasa ka që ky urdhër arrest të ekzekutohet, pasi GJNP nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi.

Rusia nuk është një vend anëtar i GJNP -së, që do të thotë se Gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.

Megjithatë, kjo mund të ndikojë për Putin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar ndërkombëtarisht. Ai mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të Gjykatës.

Putin është presidenti i tretë ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Moska i ka mohuar akuzat.