BOTA

Dënohet me burg përjetë ushtari i parë rus që kreu vrasje në Ukrainë

Dënohet me burg përjetë ushtari i parë rus që kreu

Ushtari 21-vjeçar rus, Vadim Shishimarin, është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një civili të paarmatosur në Ukrainë.

Ky është gjykimi i parë për krime lufte, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Në një seancë të ndjekur me shumë interes, gjyqtarët në distriktin Solomyanka në Kiev, kanë dënuar rreshterin rus, i cili më parë ka pranuar fajësinë për vrasjen e 62-vjeçarit ukrainas, Oleksandr Shelypov.

Ai është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke shëtitur me biçikletën e tij në veriperëndim të rajonit Sumi.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për mizori kundër civilëve përgjatë tre muajve të pushtimit dhe ka thënë se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte.