BOTA

Dua t'ia dedikoj mandatin tim të gjitha vajzave të vogla dhe t’u them atyre të ndjekin deri në fund ëndrrat

Dua t'ia dedikoj mandatin tim të gjitha vajzave të vogla dhe

Kryeministrja e re e Francës, Elisabeth Borne, është gruaja e parë që mban këtë detyrë në më shumë se 30 vjet dhe thotë se shpreson të frymëzojë vajzat e reja.

“Dua t'ia kushtoj emërimin tim të gjitha vajzave të vogla dhe t'u them atyre që tu shkojnë deri në fund ëndrrave të tyre”, tha ajo në fjalimin e saj të inaugurimit.

Inxhinierja 61 vjeçare është përshkruar si një teknokrate e krahut të majtë. Ajo shërbeu së fundmi si ministre e punës nën Presidencën Emmanuel Macron.

Zonja Borne ka përvojë të detajuar për çështjet kryesore të politikave të gjelbra dhe sociale. Ajo ka shërbyer më parë si ministre e transportit dhe ministre e tranzicionit ekologjik në qeverinë Macron, i cili u rizgjodh muajin e kaluar. Sfondi i saj shihet si një pasuri për Macron, i cili synon të shtyjë reformat e diskutueshme të politikës sociale.

Zonja Borne është gruaja e dytë që shërben si kryeministre e Francës, pas Edith Cresson në 1991-1992.

Ajo ka mbajtur role të larta në kompanitë më të mëdha të transportit të Francës dhe ka këshilluar liderët e krahut të majtë për çështjet sociale në të kaluarën. Ajo gjithashtu ka një reputacion për të punuar me orë të gjata me një ritëm të egër.

Një nga sfidat e saj më të vështira pritet të jenë negociatat për të rritur moshën e daljes në pension në 65 vjeç, nga 62 vjeç.