BOTA

Elisabeth Borne, gruaja e parë pas 30 vitesh në krye të qeverisë së Francës

Elisabeth Borne, gruaja e parë pas 30 vitesh në krye të

Presidenti Emmanuel Macron, ka emëruar Elisabeth Borne në postin e kryeministres së re të Francës. Elisabeth Borne, e cila ka qenë ministre e Punës në qeverinë aktuale, është e para grua në krye të qeverisë franceze në më shumë se 30 vite.

Politikania centriste 61 vjeçare, pason Jean Castex, dorëheqja e së cilit pritej pas rizgjedhjes së presidentit francez, Emmanuel Macron, muajin e kaluar.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë anëtarët e Qeverisë së re në ditët në vijim.

Më 2015 ajo ishte bërë shefe ekzekutive e kompanisë shtetërore të transportit, RATP, që operon me metronë e Parisit.

Borne është gruaja e dytë në postin e kryeministres, pas Edith Cresson, e cila ka shërbyer në këtë post në periudhën 1991-1992 gjatë mandatit të presidentit socialist, Francois Mitterrand.