BOTA

Çfarë pritet të ndodhë të martën në seancën gjyqësore ndaj Trump

Çfarë pritet të ndodhë të martën në

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, pritet të dalë të martën pasdite para gjykatws së Manhatanit, New York.

Trump do të udhëtojë nga Florida me avionin e tij privat, ndërsa do dorëzohet te agjentët federalë atje për ta mbrojtur.

Një juri e madhe e ka paditur Trump në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarësh për të blerë heshtjen e yllit pornografik Stormy Daniels, pasi kjo e fundit pretendon se kanë pasur një aferë.

Akuzat ende nuk janë publike dhe një avokat i Trump tha të premten se as ai nuk e ka lexuar ende aktakuzën.

Procesi ka gjasa të përfshijë edhe agjentë të Shërbimit Sekret, tha një zyrtar, duke folur në kushte anonimiteti. “Trump nuk do të prangoset”, shtoi ai, duke thënë se prangat zakonisht përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se janë një rrezik fluturimi ose sigurie.

Avokati i Trumpit, Joe Tacopina, tha se Trump mund të mos paraqitet në gjykatë të martën, “por asgjë nuk është e sigurt”. Prokurorët “do të përpiqen të marrin çdo lloj publiciteti që munden nga kjo gjë”, tha ai.