BOTA

Gjashtë milionë familje ukrainase pa energji, Zelensky: Duhet të durojmë këtë dimër

Gjashtë milionë familje ukrainase pa energji, Zelensky: Duhet të

Presidenti i Ukrainës thotë se gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike, pas sulmeve masive me raketa që goditën vendin këtë javë.

“Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev”, tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij mbrëmë.

Gjashtë milionë familje ukrainase pa energji, Zelensky: Duhet të

Numri i familjeve të prekura është ulur që nga e mërkura, shtoi ai, por miliona njerëz kanë mbetur pa drita dhe ujë në këtë fillimi dimri.

Presidenti Zelensky tha se kryeqyteti dhe rajoni përreth tij janë ndër më të prekurit nga sulmet. Ai tha se shumë banorë në qytet kanë qenë pa energji për 20 apo edhe 30 orë.

Gjashtë milionë familje ukrainase pa energji, Zelensky: Duhet të

Ai tha se zona të tjera ndër më të prekurat janë rajonet e Odesës, në jug, Lviv në perëndim, si dhe Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk që janë më qendrore.

Presidenti Zelensky u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin pajisjet elektrike me kursim:

“Nëse nuk keni ndërprerje të energjisë, kjo nuk do të thotë se problemi ka mbaruar. Ju lutem, nëse keni energji elektrike, mos ndizni disa pajisje në të njëjtën kohë.”

Gjashtë milionë familje ukrainase pa energji, Zelensky: Duhet të

“Duhet të durojmë këtë dimër, një dimër që do ta kujtojnë të gjithë”, tha ai.