BOTA

Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë

Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake në

Në një intervistë në televizionin francez LCI, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u shpreh, se Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë.

Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake në

“Në këtë moment pyetja nuk është shtruar ende, por nëse pyetemi, ne nuk do të pengojmë”, tha Baerbock.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka deklaruar më herët se vendi i tij nuk do të rrijë duarkryq duke parë se si përgjaket Ukraina. “Nëse nuk kemi një ujdi të shpejtë me Gjermaninë, Polonia dhe vendet e tjera do të krijojnë një koalicion të vogël dhe do të dërgojnë tanket Leopard në Ukrainë edhe pa miratimin gjerman,” u shpreh Morawiecki.