BOTA

Gjykata Kushtetuese në Francë lejon “pasaportën” e vaksinimit, por ndalon karantinimin e detyrueshëm dhe shkarkimet nga puna

Në konkluzionin e vet, Gjykata Kushtetuese franceze që mund të shërbejë si precedent juridik edhe për vendet e tjera të perëndimit, ka pranuar të drejtën e qeverisë që të kërkojë pasaporta vaksinimi për të mirën kolektive dhe mbrojtjen e shëndetit publik, teksa marrja e shërbimeve private nuk është pjesë e lirive themelore të njeriut. Megjithatë, vaksinimi nuk mund të bëhet i detyrueshëm dhe as shkarkimi nga puna nuk mund të ndodhë për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar, ndërkohë që edhe karantinimi i detyruar në shtëpi është gjykuar masë që përbën shkelje të lirive themelore të njeriut.

Gjykata Kushtetuese në Francë lejon “pasaportën” e

Gjykata Kushtetuese franceze ka dalë ditën e sotme me vendimin e shumëpritur në lidhje me përputhjen e planeve të qeverisë për bërjen e pasaportave të vaksinimit të detyrueshme dhe për vetë vaksinimin me detyrim me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.

Organi më i lartë i Drejtësisë franceze ka vendosur që vendosja e “pasaportave të vaksinimit” si detyrim për të hyrë në ambjente publike nuk përbën shkelje të të drejtave themelore dhe atë që parashikon kushtetuta për qytetarët, megjithatë sipas të njëjtit vendim asnjë punëdhënës nuk mund të ketë të drejtën e shkarkimit të punonjësve për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar, qoftë edhe për punonjësit e sektorit shëndetësor.

Ndërkohë, përsa i përket planeve të qeverisë për të vendosur në karantinë 6-ditore ata që rezultojnë pozitiv me COVID-19, Gjykata i ka cilësuar masat “të panevojshme, disproporcionale” dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në konkluzionin e vet, Gjykata Kushtetuese franceze që mund të shërbejë si precedent juridik edhe për vendet e tjera të perëndimit, ka pranuar të drejtën e qeverisë që të kërkojë pasaporta vaksinimi për të mirën kolektive dhe mbrojtjen e shëndetit publik, teksa marrja e shërbimeve private nuk është pjesë e lirive themelore të njeriut. Megjithatë, vaksinimi nuk mund të bëhet i detyrueshëm dhe as shkarkimi nga puna nuk mund të ndodhë për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar, ndërkohë që edhe karantinimi i detyruar në shtëpi është gjykuar masë që përbën shkelje të lirive themelore të njeriut.

Përshtatur në shqip nga "Le Monde"/ Tiranapost.al