BOTA

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i vrarë nga të shtënat në paradën e 4 Korrikut

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i

Një gjysh i dashur dhe baba i tetë fëmijëve është identifikuar si një nga viktimat e të shtënave masive të 4 korrikut në Highland Park, Illinois.

Nicolas Toledo, 76 vjeç, pësoi tre plagë me armë zjarri kur sulmuesi hapi zjarr në distriktin qendror të Highland Park të hënën në mëngjes, duke bërë që qindra njerëz të vrapojnë nga tmerri.

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i

“Ne ishim të gjithë në shok,” tha mbesa e tij Xochil Toledo për New York Times të hënën, duke shtuar se ajo fillimisht mendoi se plumbat ishin pjesë e paradës.

“E kuptuam kur gjyshi ynë u godit. Pamë gjak dhe i gjithi u spërkat mbi ne,” shtoi ajo.

Xochil i tha Chicago Sun Times se Nicolas, i cili kishte vizituar familjen e tij nga Meksika, ishte i lumtur që po iu bashkohej atyre në këtë moment gjatë paradës së katër korrikut përpara se të ndodhnin të shtënat.

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i

“Ishte ai që na shpëtoi jetën të gjithëve”, shtoi ajo për faktin se gjyshi i saj mori tre plumba drejtuar familjes. “Do të kishin ardhur tek unë, tek i dashuri im, apo tek kushërinjtë e mi”.

Edhe mbesa tjetër e Nicolas, Kimberly Rangel, i tha CBS News Chicago se familja ndihet e tronditur nga vdekja tragjike e gjyshit të saj.

“Mbajeni fort familjen tuaj sa të mundeni, ndërsa i keni akoma. Ne nuk e prisnim që kjo të ndodhte kaq afër shtëpisë dhe ndodhi. Dhe nuk është prekur vetëm familja ime. Ka kaq shumë familje të tjera të prekura nga kjo ngjarje dhe thjesht shpresoj që të gjithë të mbajnë fort familjen sonte,” tha Rangel.

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i

Sipas New York Times, djali i Nicolas dhe i dashuri i Xochil u goditën gjithashtu gjatë të shtënave, por mbijetuan me plagë jo të rrezikshme për jetën.

Të paktën 24 persona u plagosën dhe gjashtë u vranë pasi një sulmues hapi zjarr në distriktin qendror të Highland Park të hënën në mëngjes.

Robert E. Crimo, 21 vjeç, i cili njihej me nofkën “Bobby”, u arrestua pranë Lake Forest më vonë gjatë ditës pasi u ndalua nga një oficer i Çikagos Veriore.

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i

Organet e zbatimit të ligjit besojnë se Robert Crimo e bleu në mënyrë të ligjshme pushkën me fuqi të lartë që përdori në sulmin që po planifikonte prej javësh.

Gjyshi 76 vjeç, që shpëtoi familjen dhe vetë mbeti i

I dyshuari besohet të jetë maskuar me rroba grash për t'i shpëtuar Policisë.