Katër fëmijë që i mbijetuan një aksidenti ajror gjenden të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane

Katër fëmijë kanë mbijetuar për 40 ditë me radhë në një xhungël kolumbiane ku ranë pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj.
U desh më shumë se 1 muaj që autoritetet të binin në gjurmët e të mbijetuarve jo vetëm të aksidentit të rëndë ajror por edhe të qëndrimit në kushte aq të vështira sa dhe operacioni i kërkim-shpëtimit.
Ministria e Mbrojtjes kolumbiane tha se pjesa më e vështirë e operacionit ishte ajo e sjelljes së katër fëmijëve nga pylli i dendur i Guaviare në të cilin u gjetën, në një helikopter që ndodhej mbi 60 metra lartësi pasi nuk mund të ulej për shkak të pemëve.
Forcat speciale të ushtrisë shihen në videot e shpërndara në internet duke marrë katër fëmijët në krahë dhe me ndihmën e një kablli metalik të lidhur me një çikrik të drejtuar nga avioni, i kanë marrë në bord.
Fëmijët kanë udhëtuar nga San Joseé del Guaviare për në kryeqytetin Bogota me avion ushtarak, së bashku me babanë e tyre, njërin nga gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Në bazën ajrore i prisnin katër autoambulanca të cilat i transferuan në spitalin ushtarak në Bogota ku do të kryejnë kontrollet mjekësore, pasi fëmijët ishin në gjendje shëndetësore të dobët.