Nga Emanuel Macron dhe gjithë të tjerët, këtë dimër s’do të ketë këmisha dhe kollare, por do të jenë të gjjthë me golfe.
E fundit ka qenë thirrja e ministrit të Macron, i cili ka kujtuar se këtë dimër s’do të ketë ngrohje mbi 19 gradë dhe se golfi është shpëtimi.
Por rrjeti se ka pritur mirë deklaratën e Bruno Le Maire, ministrit të Financave të Francës.
“12 milionë njerëz vuajtën nga i ftohti dimrin e kaluar, çmimi i ngrohjes do të arrijë rekord dhe Bruno Le Maire po qesh,” shkruan një qytetare.
“Do të ishte mirë të mos na merrje shumë për budallenj,” thotë një tjetër komentues.
Ndërsa të tjerë shkojnë edhe më tej kur thonë se ministrat për vete ndezin ajër të kondicionuar në makinat qeveritare: “Mos mendoni se do ta gëlltisim historinë e golfit në zyrë këtë dimër”.