Kryeministri japonez thotë se plakja e popullsisë është një dështim i shoqërisë së sotme

Rënia e numrit të lindjeve në Japoni ka alarmuar Kryeministrin e vendit Fumio Kishida.
Ai ka deklaruar ka deklaruar se plakja e popullsisë dëshmon dështimin e shoqërisë së sotme.
“Shoqëria japoneze është në buzë të greminës. Fokusimi i vëmendjes në politikat për fëmijët dhe rritjen e tyre është një çështje që nuk mund të presë dhe nuk mund të shtyhet”, ka deklaruar kryeministri Kishida.
Ai ka shtuar se qeveria do të dyfishojë shpenzimet për programet e lidhura me lindjet dhe se një agjenci e re qeveritare që do të marrë përsipër zgjidhjen e problemit do të ngrihet në muajin prill.
Japonia, me një popullsi prej 125 milionë banorësh, vlerësohet të ketë pasur më pak se 800 mijë lindje vitin e kaluar, në një kohë kur në vitin 1970 shifra e lindjeve ishte më shumë se 2 milionë.
Aktualisht Japonia ka përqindjen e dytë më të lartë në botë të njerëzve të moshës 65 vjeç e sipër, rreth 28%, pas shtetit të vogël të Monakos.