BOTA

Kryeprokurori i Hagës: Putin mund të dalë në gjyq për krime lufte

Kryeprokurori i Hagës: Putin mund të dalë në gjyq për

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “CNN” se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të dalë në gjyq për krimet e dyshuara të kryera gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, pavarësisht argumenteve të Moskës se nuk i nënshtrohet vendimeve të gjykatës.

Kryeprokurori Karim Khan vuri në dukje gjyqet historike ndaj kriminelëve nazistë të luftës, si ai ndaj ish-presidentit jugosllav Slobodan Miloševi? dhe ish-udhëheqësit liberian Charles Taylor.

“Edhe ata ishin individë të fuqishëm, megjithatë e gjetën veten në sallën të gjyqit,” tha ai.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi ??urdhër-arresti të premten për Putin dhe zyrtaren ruse, Maria Lvova-Belova për skemën e dëbimit të fëmijëve ukrainas në Rusi, një praktikë që qeveria ruse e ka mbrojtur si “shpëtimin e tyre” ndërsa mohon se dëbimet janë kryer me forcë.

“Putin bëhet kështu kreu i parë i një shteti anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti”, vuri në dukje Khan.

Krijuar për të gjykuar gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e agresionit dhe krimet e luftës, GJND njihet si gjykata më e fuqishme në bot, me 123 vende që janë palë në traktatin që solli ngritjen e saj, pa përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Ukrainën dhe Kinën. Rusia u tërhoq nga traktati sipas një direktive të nënshkruar nga Putin në 2016.

Kremlini hodhi poshtë të premten urdhër-arrestet si “të papranueshme”, duke argumentuar se nuk i nënshtrohet vendimeve të GJNP-së.

“Rusia, ashtu si një numër shtetesh të tjera, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate dhe, rrjedhimisht, çdo vendim i këtij lloji është i pavlefshëm për Federatën Ruse nga pikëpamja e ligjit”, shkroi të premten në Tëitter zëdhënësi Dmitry Peskov.

Por Khan tha se kjo nuk ka aspak rëndësi.

“Neni 27 i Statutit të Romës e bën shumë të qartë se, pozicioni zyrtar i një individi është i parëndësishëm për juridiksionin e Gjykatës”, shtoi ai.

Gjykata nuk kryen gjykime në mungesë, kështu që zyrtarët rusë të akuzuar ose duhet të dorëzohen nga Moska, ose të arrestohen jashtë Rusisë.