BOTA

Macron takon Elon Musk: Twitter t’i përmbahet rregulloreve europiane

Macron takon Elon Musk: Twitter t’i përmbahet rregulloreve europiane

Platforma e medias sociale Twitter do të angazhohet për eliminimin e përmbajtjeve terroriste dhe ekstremiste në internet, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron u takua me Elon Musk, gjatë vizitës në SHBA, i cili sipas tij, konfirmoi pjesëmarrjen e Twitter në iniciativën “Christchurch Call” të nisur pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re.

“Nuk ka vend për përmbajtje terroriste, të dhunshme dhe ekstremiste askund”, tha Macron. “Duhet të bëhen përpjekje nga Twitter për t’iu përmbajtur rregulloreve europiane”, shtoi ai.

Iniciativa “Christchurch Call” bashkoi liderët botërorë me kompanitë e teknologjisë, përfshirë Facebook, YouTube dhe Google për të trajtuar përmbajtjen terroriste dhe ekstremiste në internet.

Nisma mban emrin e qytetit të Zelandës së Re, ku një person i armatosur vrau 51 persona në sulmet në dy xhami në vitin 2019, ngjarje të cilat u transmetua drejtpërdrejt në Facebook për 17 minuta.