BOTA

Macron zbut tonet, premton dialog me protestuesit

Macron zbut tonet, premton dialog me protestuesit

Presidenti francez Emanuel Makron ka zbutur tonet pas protestave që kanë shpërthyer në vend të cilat kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Makron u premtoi protestuesve dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“E dimë që ka kundërshtim ndaj reformës së pensioneve. Prandaj, javën e ardhshme kryeministrja do të takohet me përfaqësuesit e sindikatave,” u shpreh Macron.

Presidenti francez megjithatë deklaroi se qeveria nuk do të tërhiqet nga reforma të cilën e sheh si jetike për financat në vend.

“Ka kundërshtim, por kjo nuk do të thotë që gjithçka duhet të ndalet. Ne po vazhdojmë punën tonë, sepse është e vërtetë që ka ende probleme me inflacionin dhe duhet të ulim papunësinë.”