BOTA

Meloni kryeministrja e parë grua, exit poll-et e para flasin për fitoren e koalicionit të djathtë

Meloni kryeministrja e parë grua, exit poll-et e para flasin për

Exit pollet e para të cilat kanë dalë pak pas mbylljes së procesit të votimit, shpallin fituese të djathtën ekstreme në Itali.

Sondazhet i dhanë aleancës së djathtë një epërsi komanduese, me 41-45% të votave.

Projeksionet flasin për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.

Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion.

Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, ndaj rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Një Itali e udhëhequr nga Meloni do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës me Rusinë në luftë në Ukrainë.