BOTA

Në Rusi mund të dënohesh si terroriste edhe për një postim në rrjetet sociale

Në Rusi mund të dënohesh si terroriste edhe për një

Olesya Krivtsova ka një tatuazh anti-Putin në njërin kyç të këmbës ndërsa në këmbën tjetër mban një byzylyk që gjurmon çdo lëvizje të saj.

Në Rusi mund të dënohesh si terroriste edhe për një
Olesya mban një byzylyk gjurmues në njërin kyç të këmbës dhe një tatuazh në tjetrin ku shkruan "Big Brother po ju shikon", me fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin të ngjitur në trupin e një merimange.

Ajo është vetëm 19-vjeç por është në arrest shtëpiak vetëm për një postim në mediat sociale kundër luftës në Ukrainë, që autoritetet ruse thonë se diskreditojnë ushtrinë e këtij vendi dhe justifikojnë terrorizmin.

Në Rusi mund të dënohesh si terroriste edhe për një
Olesya Krivtsova, e fotografuar në një seancë gjyqësore, tani është nën arrest shtëpiak në banesën e nënës së saj.

Zyrtarët rusë e shtuan Krivtsovan në listën e terroristëve në të njëjtin nivel me ISIS-in, Al Kaedën dhe talebanët, për postimin e saj në Instagram pas shpërthimit në urën e Krimesë në tetor që kritikonte Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Aktualisht, Krivtsova po qëndron në arrest shtëpiak në apartamentin e nënës së saj në Severodvinsk, rajoni i Arkhangelsk, ku i ndalohet edhe hyrja në internet dhe përdorimi i formave të tjera të komunikimit.

Rasti i Olesya nuk është as i pari dhe as i fundit. 61 raste të ngjashme u regjistruan në Rusi në vitin 2022 me akuzat e justifikimit të terrorizmit në internet, 26 prej të cilëve kanë marrë edhe dënime me burg.