BOTA

Papa: Lufta në Ukrainë po e largon vëmendjen nga uria

Papa: Lufta në Ukrainë po e largon vëmendjen nga uria


Papa Françesku ka thënë se lufta në Ukrainë e tërhoqi vëmendjen nga problemi i urisë në botë dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të shmangur urinë e afërt në Somali.

“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë Papa: Lufta në Ukrainë po e largon vëmendjen nga uria jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik vdekjeprurës për shkak të thatësirës”, tha ai në fjalimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit.


Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha këtë muaj se mund të shpallë zyrtarisht urinë në tetë rajone të Somalisë muajin e ardhshëm, nëse bagëtitë vazhdojnë të ngordhin, çmimet e mallrave kryesore të rriten më tej dhe nëse ndihma humanitare nuk arrin deri tek më rrezikuarit.