Papa shpërthen në lot teksa po fliste për luftën në Ukrainë

E Enjte 8 Dhjetor 2022, 21:05
TiranaPost
Papa po bënte një lutje tradicionale në shkallët e famshme spanjolle të Romës, por sapo përmendi vuajtjet e ukrainasve ai shpërtheu në lot.
Zëri i papës filloi të dridhej kur tha, “do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas…”, por në këtë moment ai ndaloi së foluri.
Njerëzit që ndodheshin në shesh, si dhe kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, e duartrokitën kur kuptuan se ai nuk e vijonte dot fjalën dhe e panë duke qarë.